
Sipas njoftimit të aianstitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të ketë mot me vranësira dhe intervale dielli, raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë celsius.
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Kosovës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve./Gazeta10.