
Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Jeton Raka ka thënë se nuk kanë informacione, nëse rreshteri që u vra mbrëmë në Kaçanik, të ketë pasur ndonjë armiqësi.
Në “Politiko”, Raka tha se rreshteri Lika ka qenë një person i përkushtuar ndaj detyrës dhe shumë bashkëpunues.
“Rreshteri Lika ka qenë i njohur për përkushtimin e tij në detyrë, ka qenë person i qet dhe shumë bashkëpunues. Nuk kemi njohuri që ka pas diçka të tillë”, ka thënë Raka. /Gazeta10