Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Motoja “Ma mirë” / A ka qenë mirë deri tash sipas Besa Kabashi-Ramajt të PDK-së?

Gazeta10
24 December 2024 - 0:11

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, është pyetur për moton e partisë “Ma mirë” dhe këndvështrimin e saj nëse Kosova ka qenë mirë në periudhën në të cilën gjendet tani.

“Ne programin që e kemi është shumë real. Është shumë i realizueshëm. Nuk kemi dashtë me qenë populista sepse populizmi e ka vendos Kosovën në një pozitë inferiore. Motoja ma mirë reflekton atë që ne ofrojmë. Jo gjithçka për Kosovën është e keqe.”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Sipas saj, përkrahja e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës veçse është në rritje.

“Trajektorja e PDK-së është në rritje. Ne thellësisht besojmë se do të kemi rritje të përqindjes që do ta votojnë PDK-në”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.