Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Motoristët serbë arrijnë në Jarinje, policia i kthen mbrapsht

Gazeta10
07 July 2023 - 17:44

Ashtu siç raportuam më herët që grup motoristësh serbë janë nisur drejt Kosovës, teksa Njësia Speciale ishte nisur për në Jarinje duke shtuar prezencën e tyre atje, raporton Gazeta10.

Grupi i motoristëve tashmë kanë arritur në pikën kufitare të Jarinjes, duke u mbledhur pranë pikës kufitare, teksa Policia është duke e mibkëqyrur situatën.

Më herët, Policia njoftoi zyrtarisht se nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

“Kemi informata që disa motoristë serb janë nis drejt Kosovës. Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së sigurisë ka marrë vendim që atyre të iu ndaloj hyrjen në Kosovë. Kjo duke pas parasysh se mund të shkaktojnë destabilizim.  Policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, tha zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.