Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Murati: ​16,996 punëtorëve në sektorin privat iu rriten pagat, Qeveria i subvencionoi 50 %

Gazeta10
16 March 2023 - 22:48

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën Qeveria ka subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë.

Murati ka shkruar në Facebook se me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin.

“Inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë. Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.