Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murati fton Prokurorinë ta hetojë SBAShK-un, për 3 vjet deklaroi mbi 1 milion euro më pak 

Gazeta10
31 August 2022 - 17:54

Hekuran Murati – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, në një konference për medie, ka thënë se ka një shpërputhje të madhe në raportet e auditimit të sindikatave, ku theks të veçantë i dha SBAShK-ut. 

Murati i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta hetojë atë, pasi ka deklaruar 1 milionë euro më pak të hyra për 3 vjet, raporton Gazeta10. 

Ministri i Financave tha se në llogarinë e kësaj sindikate, derdhen mjete financiare nga 25 mijë e 78 mësimdhënës që paguajnë 2 deri në 3 euro anëtarësi për muaj, teksa shtoi se për vitin 2017, diskrepanca financiare është 330 mijë euro, pasi sipas tij në llogarinë e SBAShK-ut, janë derdhur 550 mijë e 317 euro e 60 cent, ndërsa SBAShK-u i ka deklaruar vetëm 220 mijë e 136 euro e 54 cent./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.