Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati krahason pagimin e sigurimit të veturës me atë të enegjisë elekrike

Gazeta10
30 September 2022 - 11:20

Kryetarin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në komisionin hetimor për energji elektrike, ka pyetur për pagesën e bërë për energji elektrike mbi çfarë arsyetimi i është dhënë për këtë periudhë, raporton Gazeta10.

Ministri i Financave, Hekuran Murati filloi të shpjegoj procesin e pagesës duke krahasuar me atë të sigurimit e veturës.

“Kur po flasim për periudha tash ndoshta një shembull për ilustru ma lehtë është periudha e sigurimit të veturës, besoj që ne të gjithë kemi vetura dhe pagesa e sigurimit mund të bëhet brendanjë periudhe të caktuar pra nuk bëhet cdo muaj, ajo mbulon një periudhë një vjecare dhe nëse më pyet mua pastaj muajin e kaluar a ke paguar sigurim për veturë përgjigja është jo teknikisht, sepse e kam paguar para 12 muajsh, mirëpo kjo nuk do të thotë se kam qenë i pasiguruar.”, tha Murati.

Tutje, Tahiri iu përgjigj se këto dy gjëra janë të pakrahasueshme.

“Ministër nuk po besoj se po mundesh me bo kësi lloj krahasimesh, pagesat për vetura janë tarifa fikse për vit.”, tha Tahiri./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.