Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati: Mbi 7 mijë vende pune janë shtuar në vitin 2022

Gazeta10
08 April 2023 - 17:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në vitin 2022 janë shtuar 7 mijë e 48 vende pune në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.

Sipas Muratit, Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka mbështetur prodhuesit në masa si furnizimi me energji elektrike të subvencionuar, disa herë më lirë se rajoni, shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore e mbulimin e tarifave për garantimin e kredive.

“Ka edhe shumë veprime tjera mbështetëse siç janë lehtësimi i procedurave e barrës administrative përmes dixhitalizimit, apo edhe luftimi i kontrabandës e informalitetit”, tha Murati.

Tutje, ai tha se po ecin gradualisht por sigurt drejt një ekonomie të qëndrueshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.