Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Murati tregon kategoritë ku Kosova kishte pakon më të madhe mbështetëse në rajon

Gazeta10
10 April 2023 - 22:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar se sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022.

Murati ka shkruar në Facebook se inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet. Megjithatë, sipas tij, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

“Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike, Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon gjatë vitit 2022. Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.