Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muriqi vazhdon me gola – gazetari spanjoll me fjalë të mëdha për yllin kosovar

Gazeta10
29 October 2022 - 12:32

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi sërish për Mallorcan në La Liga, por ekipi i tij nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Espanyolit.

Edhe njëherë tjetër, sulmuesi kosovar tregoi kualitetin e tij, duke u regjistruar në listën e golashënuesve, shkruan Express.

Gjithsej këtë edicion, Muriqi ka realizuar gjashtë gola në 10 paraqitjet në elitën e futbollit spanjoll.

E paraqitja e mbrëmshme i la përshtypje të mëdha gazetarit spanjoll, Rafael Escrig.

“Jeta ime ka ndryshuar pasi e pashë live Vedat Muriqin”, shkroi ai në Twitter.

Lewandowski është në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve me gjashtë gola, aq sa kanë edhe pozitat pesë dhe katër.

Listës i prin sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.