
Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.
Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.
Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.
Në lidhje direkte foli edhe Feti Murseli, drejtor gjeneral i klubit të Dritës, i cili po në emisionin “Kampionët” dha disa detaje ekskluzive.
“Mund të konfirmoj se te Drita do të ketë edhe dy futbollistë të rinj, të cilët vijnë në repartin ofanziv. Emra nuk mund të japë, mirëpo nesër do të zyrtarizohen. Njëri vije nga Zvicra dhe është sulmues” – tha ai.
Tutje, Murseli i Dritës dha verdiktin e tij edhe për një emër që qarkullonte për një transferim te Drita.
“Me Aleksandër Mishov nuk kemi pasur asnjëherë negociata, kanë thënë disa se kemi arritur marrëveshje, mirëpo nuk është e vërtetë” – përfundoi ai.