
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka informacione që brenda këtij viti janë larguar vullnetarisht 70 ushtarë.
Tutje, Musliu duke kritikuar qeverinë ka shtruar pyetje se përsë ka rënë kaq shumë morali i ushtarëve.
“Për 10-të muaj 70 ushtarë të Kosovës u demilitarizuan, pra vullnetarisht u larguan nga FSK-ja. Pse ka rënë kaq shumë morali i ushtarit??? Ministri i Kosovës në vend qe ti propozojë Kuvendit ngritjen e pagave të ushtarëve, të propozojë pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione, të propozojë të bëhet pagesa e kujdestarisë , që ta ngris moralin e ushtarëve, ai bënë ekskursione nëpër Kosovë dhe ndanë çmime për letërsi. P.S 70-të thonë shifrat zyrtare sepse sipas informatave jo zyrtare se ky numër është rreth 150-të.”, thuhet në statusin e saj.
Më 14 dhjetor 2018, parlamenti i Kosovës miratoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës./Gazeta10