Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit

Gazeta10
02 October 2023 - 14:51

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka deklaruar se në takim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, është biseduar siguria në vend pas sulmeve terroriste në Banjskë.

Musliu, para mediave, konfirmoi se Serbia është duke ndërtuar një bazë ushtarake në afërsi me kufirin e Kosovës.

Sipas Musliut, siguria e vendit do të jetë mbi interesat partiake, duke shtuar se AKI-ja së bashku me forcat e rendit kanë qenë në krye të detyrës në mbrojte të vendit.

“Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI së bashku me forcat e rendit në krye të detyrës në mbrojte të vendit. E kam potencuar se siguria e vendit është mbi interesat partiake. Kishte pretendim të mbajtjes së tensioneve dhe të krijonte tensione në Kosovë”, tha Musliu.

“Anëtarët e AKI e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”.

“Janë vërejtur ushtri në kufi, është konfirmuar se në zonën e njohur e Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake. Por, kjo po ndërtohet në afërsi me kufirin me Kosovën. Pamjet me dronë kanë konfirmuar këtë. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.