Zëdhënësja zyrtare e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka thënë se fushatën zgjedhore do ta hapin të shtunën në Prishtinë.
“Festa e madhe e PDK-së do të fitojë të shtunën. E kemi kandidatin më të mirë për kryeministër”, ka thënë Musmurati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Musmurati ka theksuar se PDK tradicionalisht e ka hapur fushatën në Prishtinë dhe se po në të njëjtin qytet do ta mbyllë atë.
“PDK tradicionalisht e ka hapur fushatën në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo bëri me dije se subjekti i saj politik është mobilizuar për zgjedhjet e shkurtit. /Gazeta10/