Politiko

Musmurati: Thaçi dhe Veseli e instaluan një ADN triumfuese në PDK!

Gazeta10
08 Janar 2025 - 20:59

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka thënë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i kanë lënë PDK-së “një ADN triumfuese”.

“E kam parë që ADN-në të cilën e kanë instaluar presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli në PDK është një ADN triumfuese për një PDK që nuk dorëzohet asnjëherë përballë asnjë sfide”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Musmurati ka thënë se trashëgimia politike e Thaçit dhe Veselit po i motivon gjeneratat e reja të PDK-së që të shkojnë përpara.

“Është një trashëgimi politike të cilën e kanë lënë mbrapa dhe do ta gjejnë këtu edhe kur të kthehen”, ka thënë Musmurati. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.