
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj në “Politiko” tha se i kanë siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, në seancën konstituive që do të mbahet nesër.
Mustafa e pyeti Rexhajn se nëse i kanë 61 vota, pse nuk u votua Komisioni për verifikimin e mandateve në seancën e kaluar.
“Nëse i keni numrat për të votuar Kryetarin e Kryesinë, që duhet të jetë minimumi 61, pse nuk i patët këta numra për të votuar komisionin për verifikimin e mandateve, por i patët vetëm 52”, ky pyetur Mustafa. /Gazeta10
Për më shumë ndiqeni debatin: