
Albion Rrahmani në afatin kalimtar veror pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.
Forma e jashtëzakonshme që po kalon me Rapidin këtë edicion ka bërë që ofertat në drejtim të tij të jenë të shumta.
23-vjeçari është autor i 17 golave dhe katër asistimeve në edicionin e tij të parë në futbollin rumun.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për të është ish-kampioni i Italisë, Napoli.
Agjenti i njohur italian, Serxhio Mezi ka deklaruar se Napoli është duke e monitoruar nga afër situatën e tij dhe në verë mund të bëjë ofertë zyrtare për lojtarin.
Sulmuesi nga Podujeva erdhi te Rapidi në verën e vitit të kaluar nga Ballkani për shumën e 600 mijë eurove, që vazhdon të jetë transferimi më i shtrenjtë që ka ndodhur në futbollin kosovar.
Ai ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026 dhe klubi rumun raportohet se kërkon të paktën tetë milionë euro prë largimin e tij.
Përveç Napolit, interesim për shërbimet e Rrahmanit kanë shprehur edhe skuadrat si Werder Bremen, Aston Villa dhe Benfica.