Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalja e pagave për grevistët, Murati pritet të ftohet në interpelancë

Gazeta10
25 September 2022 - 16:19

Të hënën e 26 shtatorit, mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, derisa në rend dite do të jetë edhe kërkesa për interpelancë e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, më 31 gusht, Murati, në një konferencë për media pati bërë të ditur se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.