Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndalohet qarkullimi në sheshin “Xhorsh Bush” gjatë kësaj fundjave

Gazeta10
13 May 2023 - 8:09

Trafiku Urban ka njoftuar se sot dhe nesër do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”. 

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Trafiku Urban ka bërë me dije se rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”.

Tutje bëhen të ditura edhe linjat e busëve se nga do të kalojnë.

“Duke u bazuar në vendimin e datës 12.05.2023 të Komunës së Prishtinës se nga data 13 Maj 2023 deri më 14 Maj 2023, do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush” me qëllimin e mbajtjes së aktivitetit shënimi i fillimit të verës “Erdhi Lezeti”. Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.