
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin është raportuar nga një qytetar i Gjilanit se në rrugën Xheladin Kurbalia, është ndërtuar mbi pusetën e tij në rrugën kryesore një kanalizim dhe më pas është mbuluar me asfaltë, raporton Gazeta10,
“Shtëpia ime dhe marketi janë të ndërtuara mirëpo marketi është afër rrugës kryesore, ata e kanë shtru alfaltin e ma kanë nxan shaktin ner edhe nuk po vinë me rregullu edhe ka mbetë ashtu, nuk po më marrin në dorë hiq”, tha ndër të thera ankuesi.
Tutje, telefonuesi u pyet nga Arben Ahmeti se a ka leje për pusetën e ndërtuar në rrugën kryesore, ai u përgjigj duke thënë se i ka të gjitha dokumentat që e vertëtojnë këtë.
“Puseta është në rrugën kryesore, rruga Xheladin Kurbalia në Gjilan, lejen e kam nga komuna me hap shaktin por prap e kanë mbuluar”, tha telefonuesi./Gazeta10.