
Diplomat i Kosovës dhe bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai përmes një fotografi të publikuar në platformë ‘X’ ka zbuluar se ndodhet në Uashington, ndërsa në përshkrimin e këtij imazhi vlerëson se ShBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm për Kosovën, raporton gazeta10.
“Ndjenjë sikur asgjë nuk ka ndryshuar, prapë në Uashington DC, ku dikur punova për Dhomën e Përfaqësuesve para 20 vjetëve. Kryeqyteti i botës së lirë mbetet aleat i domosdoshëm, sidomos për Republikën e Kosovës. Mirënjohës për partneritetet e gjata!”, ka shkruar Sadriu. /Gazeta10/