Politiko

“Në 2021, Osmani e Kurti si bineq”, Zeqiri: Tash VV e ka vërejtur që është e rrezikuar

Gazeta10
08 Janar 2025 - 22:01

Komentatori politik, Sadik Zeqiri ka komentuar planet për nisjen e fushatës zgjedhore nga partitë politike në vend.

“Partitë politike, PDK dhe LDK e nisin të shtunën fushatën në Prishtinë ndërsa VV e nis në bastion të partive opozitare, pra në Gjakovë”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se VV e ka vërejtur që është e rrezikuar dhe se nuk do të mund t’i marrë votat që i ka marrë në vitin 2021.

“VV e ka vërejtur që është e rrezikuar në Kosovë. VV nuk po ka çka me i tregu këtij populli”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka thënë se në vitin 2021, Vjosa Osmani ka marrë vota dhe jo Albin Kurti teksa raportin e atëhershëm e ka përshkruar si “bineq në fushatën parazgjedhore”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.