Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në Ditën e Gruas katër raste të dhunës në familje

Gazeta10
09 March 2023 - 8:50

Gjatë ditës së djeshme, në Ditën e Gruas në Policinë e Kosovës janë raportuar së paku katër raste të dhunës në familje.

Në Graqanicë një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasiqë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.

Në Prishtinë viktima femër kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Zveçan ankuesja kosovare ka njoftuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të substancave narkotike, e ka sulmuar fizikisht si dhe ka demoluar gjërat shtëpiake. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë. Viktimës i është lëshuar nga gjykata urdhër mbrojtës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.

Rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë ku viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhuna në familje, e sidomos ndaj grave në vendin tonë sipas statistikave është mjaftë shqetësuese dhe gratë pikërisht për këtë arsye, dje me 8 Mars kanë protestuar me moton “Marshojmë, S’festojmë, duke bërë thirrje për më shumë të drejta të grave dhe barazi gjinore./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.