
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj ka thënë se të rinjtë duhet të kenë një përvojë para se të kandidojnë për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Demhasaj ka thënë se në legjislaturën aktuale ka pasur të rinj që punën e parë e kanë pasur si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“E kemi pas modelin e kësaj legjislature, ti ke pas një numër të madh të deputetëve e që shumica prej tyre, punën e parë e kanë pas në Kuvendin e Kosovës d.m.th. pagesa e parë në xhirollogaritë e tyre ka dalë si pagë e deputetit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Demhasaj.
Megjithatë, një mendim ndryshe e ka pasur komentatorja politike dhe njëherësh ish-deputetja, Shqipe Pantina.
“Unë mendoj se në politikë fare nuk ka rëndësi mosha. Edhe si pensionist mund të kyçesh në politikë. Ajo çfarë ka rëndësi është kauza me të cilën po i futesh ti politikës”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/