Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Në kohë të vjeshtës” – Ja kur i preferon zgjedhjet e parakohshme, ministri Peci!

Gazeta10
02 Prill 2024 - 22:04

Ministri Faton Peci gjatë emisionit “Politiko” është pyetur se a jemi në një situatë të zgjedhjeve të parakoshme dhe a është pro zgjedhjeve të parakoshme.

Peci u përgjigj se peridha më e mirë për zgjedhje të parakohshme është muaji shtator – tetor, raporton Gazeta10.

“Katër deri në gjashtë muaj para afatit të rregullt presidentja shpallë datën e zgjedhjeve që i bie dikund nga fundi i gushtit, për mua personalisht nuk ka ndonjë farë peshe nëse shkojmë mbas 2-3 muajve apo edhe në fundvit, unë e favorizoj shkuarjen në zgjedhje në fund të vjeshtës muajin shtator apo tetor, arsyeja është se pse më i nxjerrë qytetarët në periudhën e ftohtë të janarit”, tha ai në Kanal10.

Derisa ministri e tha këtë deklaratë patë edhe shumë mospajtime nga ana e analistëve në studio.

Ndiqni videon më poshtë për detajë më të hollsishme:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.