
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për projektet e mëdha që po realizohen në komunën që ai po e udhëheq.
Në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin, Bulliqi ka thënë se në këtë komunë kanë nisur disa projekte të mëdha të cilat e kanë vlerën milionëshe.
“Në Llap kemi ndryshime nga dita në ditë dhe janë një varg i ndryshimeve pozitive. Si në infrastrukturë po ashtu edhe në fasadimin e atyre objekteve që kanë pasur një pamje shumë të vrazhdtë”, ka thënë Bulliqi, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se qytetarët janë të kënaqur edhe me pastertinë që ka arritur ta ketë brenda qyteti. /Gazeta10/