Gazeta10

Në mungesë të prokurores, shtyhet gjykimi për 180 kilogramë kokainë

Në mungesë të prokurores speciale Merita Bina- Rugova, është shtyrë gjykimi në rastin ku Bashkim Kolshi po akuzohet për transportim të 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, prokurorja Bina-Rugova ka qenë e njoftuar për seancën e sotme përmes procesverbalit të seancës së kaluar.

Gjykatësi Shala tha se arsyen e mungesës prokurorja nuk e ka treguar dhe se e njëjta ishte a paqasshme në telefon.

Lidhur me seancën e radhës, gjykatësi Shala tha se palët do të njoftohen pas koordinimit rreth datës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019. /BetimipërDrejtësi

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë