Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Në Pejë konfiskohet 6.1 kg ari pa mbulesë dokumentacioni

Gazeta10
06 October 2022 - 13:10

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është konfiskuar një sasi ari prej 6.1 kg pa mbulesë dokumentacioni, raporton Gazeta10.

Ky konfiskim ka ndodhur si vazhdimësi e rastit të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare.

Në konsultim me Prokurorinë është bërë sekuestrimi si dhe është vazhduar më tej me procedura të tjera penale.

“Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar”, njofton Dogana. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.