
Blerim Gashi, komentatori politik, Blerim Gashi ka deklaruar se as nga komunitetet joshumicë nuk ka vullnet për të ecur tutje lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Kjo, pas takimin që ai tha se i ka pasur me këto komunitete në 24 orët e fundit.
“Hera e tretë kjo, e e treta e vërteta. jam takuar me komunitete jo shumicë dhe ata më lajmerojnë që nuk ka ndryshim. Nuk ka disponim për të ecur tutje“, tha ai në edicionin special të televizionit Kanal10.
Këto qëndrime Gashi tha se i ka nga burimet e tij tek përfaqësuesit e ndryshëm të komuniteteve.