Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nënkryetarja e PDK-së i reagon Borellit për deklaratën e tij rreth arrestimit të Hashim Thaçit

Gazeta10
14 December 2022 - 15:48

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se gënjeshtrat e Josep Borellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Çitaku ka thënë se Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së por i Kosovës.

Tutje, Çitaku ka thënë se ka një përpjkeje për ta balancuar viktimën dhe agresorin.

Këtu keni postimin e plotë:

“Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.