
Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) në Republikën e Shqipërisë, ka përfunduar me sukses Kursi i 56-të i Avancuar i Nënoficerit.
Ky kurs aftëson nënoficerët për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize.

Në ceremoninë e certifikimit sipas njoftimit zyrtar thuhet se morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit.
Njoftimi i plotë:
Nënoficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri
Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH),në Qendrën e Arsimit Profesional të Nënoficerëve(QAPN) pranë Akademisë së Nënoficerëve në Republikën e Shqipërisë në Zall herr, ka përfunduar me sukses Kursi i 56 i Avancuar i Nënoficerit.
Ky kurse përgatitë nënoficerë të aftë për të vepruar dhe për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat në situata të ndryshme krize.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Komandanti i Akademisë gjeneral brigade, Bardhyl Nuredini, Atasheu i Republikës së Kosovës, Kolonel Enver Hoti, Kom QAPN Kolonel Besim Bala, oficer e nënoficerë të stafit. /Gazeta10/
