
Policia e Kosovës do ta bllokojë rrugën Prishtinë-Gjilan përkohësisht për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë, raporton Gazeta10.
Ky ndalim i qarkullimit do të bëhet me vendim të komunës në përpjkeje për ta siguruar mbarëvajtjen e këtij manifestimi.
Policia ka kërkuar nga shfrytëzuesit e kësaj rruge që të përdorin rrugë alternative brenda kohës që janë këto kufizime.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta. Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapsirës për mbarvajtje të manifestimit. Andaj duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10