
Isak Neziri, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër garues 99-të, i ftuar në emisionin “Adresa” të Kanal10, renditi premtimet e kushtuara rinisë së Kosovës.
Neziri tha se prioritet për të mbetet punësimi i tyre duke shtuar se Kosova ka potencial të jashtzakonshëm për zhvillim, raporton Gazeta10.
“Vendi jonë posedon resurse të jashtëzakonshme, ka potencial të jashtëzakonshëm e një rini të mrekullueshme”, deklaroi ai.
”Mendoj se e kemi një mënyrë që rininë t’a ndalim dhe të i’u ofrojmë rinisë sonë mundësi në Kosovë e jo pas studimeve të largohen jashtë vendit. Në këtë drejtim ne e kemi bë rrugë individuale që rinia mos ta lëshoj vendin, të punoj në Kosovë, të hapim vende pune e të ketë siguri në Kosovë. Të them të drejtën më dhemb shpirti kur shoh të rinjë të Kosovës që kanë përfundu një e dy fakultete dhe përfundojnë në Gjermani”, tha Neziri. /Gazeta10/