
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla bëri me dije se që nga fillimi i vitit në total janë diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta.
Kështu tha ministri gjatë përurimit të objektit të ri të Drejtoratit për Prodhimin e Dokumenteve që funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
“Prej datës 15, dinamika e punës do të jetë shumë e shtuar edhe falë kushteve në të cilat stafi ynë do të punojë. Deri tash, pra që nga data 1 ne kemi diku rreth 124 mijë kërkesa për pasaporta. Shumicën prej tyre i kemi furnizuar dhe po punojmë që mos të ketë pritje”, tha Sveçla. Pjesëmarrës tjerë në inaugurim ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe u.d. i drejtorit të ARC-së, Blerim Camaj.