Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nga 17 deri në 60 vjeç pjesë e “Albkings” – Thaçi: Pa pikë marre insistonin të pinin kafe me mua

Gazeta10
30 May 2024 - 19:21

Gazetarja Ardiana Thaçi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka treguar se si është bërë pjesë e ngacmimeve të grupit famëkeq “AlbKings”.

Ajo thotë se në atë grup kanë qenë të përfshirë moshat e ndryshme nga 17 vjeç deri në 60 vjeç, raporton Gazeta10.

Gjithashtu ajo thekson se ata pas thirrjeve që i bënin, insistonin të pinin kafe me të pa asnjë pikë marre.

“Kam kontaktuar me burra nga mosha 17 deri në moshën 60 vjeçare përshkak se vendosa t’i bëjë publik të gjithë ata që më thirrnin, dhe sa kam qenë në orarë të punës i kam gjiruar të gjithë normalisht që më ka ndihmuar ekipi im i cili është fantastik, qoftë për me i gjiru qoftë për me i zbulu se kush janë ata, njëra nga këta persona ka qenë një 20 vjeçar i cili më ka treguar se është bërë pjesë e këtij grupi nga menja e madhe dhe kur i kam treguar unë se kjo është një vepër penale atëherë ai më ka thënë se do të largohet nga ky grup”, tha ajo për Kana10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.