
Edona James nga studio e Kanal10, për herë të parë i ka kërkuar falje publike Blerandos.
Edona James ka qenë e ftuara në emisionin e mëngjesit në Kanal10, ku e ka pranuar se kishte tepruar me lojën e saj ndaj Blerandos në kohën sa ishin në Bib Brother Vip Kosova.
“Prej studios së juve po i kërkojë falje edhe edhe ai e sheh. Ama ajo u kanë lojë përnime u kanë djalë i mirë”, ka thënë Edona, raporton Gazeta10.
Ajo ka thënë se në fillim raportet me Blerandon i ka pasur të mirë, por ato u acaruan kohën e fundit kur sipas saj, Blerando filloi ta ndërroi lojën.
“U kanë përnjëmend djalë i mirë, unë e kam qu mirë me të. Unë e kam mbrojt në fillim Blerandon prej krejtëve, kur u kanë në nominim, kurrë s’kam fol për të keq dhe as tash nuk foli keq”.
Ajo ka treguar se çfarë nuk i ka pëlqyer në lojën e Blerandos
“Lojën e ka luajtur Blero numër 2 dhe ajo s’më ka pëlqyer….ai ka ndryshuar shumë dhe tre muaj nuk ju ka ndi zani dhe pas tre muaj i ra në mend”, është shprehur Edona. /GAZETA10/