
Dështimi i 22-të për konsitituim të Kuvendit dhe emërimin e kryesuesit të saj për të satën herë, sipas gazetarit Ridvan Berisha ka kaluar kufinj.
Sipas tij, tashmë duhet ndërmarr hapa konkret nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani drejt Gjykatës Kushtetuese.
“Në situatë nuk mund të justifikohet as zonja Osmani. Ajo me urgjencë duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje konkrete, e si e justifikon ajo vet është juriste. Sa herë partia e parë, mund ta propozoj të njëjtin kandidat nëse e njëjta nuk kalon procesin e votimit të zgjedhjes? Kjo punë duhet të ndodh sa më parë“, tha ai.