Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën në Kosovë, 30 gusht 2022

Gazeta10
30 August 2022 - 7:00

Dita e sotme, 30 gusht 2022, pritet të jetë mjaft e ngjeshur me aktivitete e ngjarje publike pasi korrespondon me Ditën Ndërkombëtare të Personazve të Zhdukur apo si njihet ndërkombëtarisht edhe si Dita Ndërkombëtare të Zhdukjes së Dhunshme.

Gazeta 10 sjell aktivitetet dhe ngjarjet në vend. 

09:00 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)




09:00 Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kryqi i Ku qi Kosovës do të ekspozojë 35 fotografitë e realizuara me familjarët e të zhdukurve. Sheshi Skenderbe, Prishtina)

10:00 Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës

10:00 Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Selia e BSPK-së, Prishtinë) 

10:00 USAID-i mban takim prezantues me organizatat e shoqërisë civile dhe mediet. (Ish-zyra e Ambasadës Amerikane, Dragoda)

10:30 Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Dhunshme, bëhen homazhe te Obelisku, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Kurti. (Para Kuvendit të Kosovës)

12:00 Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS organizon aksionin rrugor “Dera e Pritjes”, për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1621 të zhdukurve dhunshëm. (Sheshi “Skënderbeu”)

12:00 Tërhiqet shorti për edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll. (Federata e Hendbollit të Kosovës, ora 12:00)

13:00 Me rastin e shënimit të ditës Ndërkombëtare së të pagjeturve, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka siguruar një hapësirë për nevojat e Shoqatës së të pagjeturve të Kosovës, me ç’rast ia dhuron zyrtarisht çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. (Objekti i vjetër i Komunës)

13:00 Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi “Skënderbeu”)

13:00 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka siguruar një hapësirë e cila do të shërbejë për nevojat e Shoqatës së të Pagjeturve të Kosovës dhe zyrtarisht ja dhuron çelësin e zyrës kryetarit të kësaj shoqate. (Objekti i vjetër i komunës)

14:00 Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) prezanton publikimin “Memorializimi, roli dhe rëndësia e tij në ballafaqimin me të kaluarën”. Pas prezantimit do të pasojë një debat rreth kulturës së memorializimit në Kosovë dhe rajon. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sylejmani”) 

15:00 Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me liderët e opozitës për dailogun. (Nuk ka ftesë për media)

19:00 Bëhet promovimi i librit “Fëmijëri të rrëmbyera” realizuar nga forumZFD – Programi në Kosovë dhe Qendra Burimore për Persona të Zhdukur. (Kina ARMATA, Prishtinë)

19:00 Në Krushë të Madhe përkujtohen familjarët e zhdukur në luftë, 25-26-27 mars 1999, ku në shenjë respekti për ta do të ndezen 64 flakadanë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.