Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulmin seksual ndaj 6 vjeçares

Gazeta10
02 November 2022 - 14:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë, ku edhe ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit, ndaj personit me iniciale H.M. i cili dyshohet se kreu veprën penale “sulm seksual” ndaj një të miture 6-vjeçare, raporton Gazeta10.

“Më 23.08.2022, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e paraburgimit të personit me inicalet H.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Kujtojmë se ky akt u pa nga disa banorë të lagjes, ndërsa pas rastit, familjarët e të miturës thanë se vajza e tyre është intervistuar nga policia nën shoqërimin e punëtorëve të qendrës për punë sociale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.