
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të mbledh nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit, për t’iu drejtuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), me kërkesën që ta shtyje edhe për një vit vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset.
Bajrami ka thënë se rritja e çmimi të energjisë për bizneset është 260 për qind.
“Kërkesa e 1300 kompanive është qe me e shty vendimin edhe për një vit dhe përgjigja e ZRrE-së është se nuk ka Kuvend dhe nuk mundet me e shty afatin. Unë nesër si deputete do të mbledh nënshkrimet e të gjithë deputetëve dhe do t’i drejtohemi ZRrE-së, në mungesë të Kuvendit, do t’i drejtohemi që ta shtyej vendimin edhe për një vit”, ka thënë Bajrami në “Politiko”. /Gazeta10