
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi- Hajzeraj, teksa ka folur për përplasjet në LDK, ka thënë se rreth 70 për qind të pikave që i ka listuar Avdullah Hoti ka pasur të drejtë.
Ndërsa sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Ejupi -Hajzeraj në “Politiko” potencoi se është e pamundur të pritet që të ketë rritje 30 për qind nga një rezultat që ishte 12 për qind.
Tutje, Hajzeraj ka folur edhe për personat që janë përjashtuar nga kjo parti.
“Në zgjedhje edhe këta njerëz që kanë qenë jashtë LDK-së ata kanë lobu për LDK-në, nuk mundesh me i përjashtu njerëzit që 25 vjet kanë kontribuar”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj në “Politiko”. /Gazeta10