Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ngrohja” e faturave nga Ministria e Ekonomisë

Gazeta10
10 October 2022 - 19:35

Raporti: Gresa Bardhecaj/Kanal10

Ministria e Ekonomisë për katër muaj ka shpenzuar 24 mijë e 862 euro për udhëtime zyrtare, akomodim në hotele, bileta të avionit dhe mëditje. Shpenzimet më të mëdha prijnë në bileta të avionit dhe akomodim. Kurse, Ministria e Drejtësisë për periudhën e njëjtë kohore ka shpenzuar 12 mijë e 674 euro, ndërsa shpenzimet për bileta të avionit prijnë edhe në këtë ministri, shkruan Kana10.

Rreth 25 mijë euro ka shpenzuar Ministria e Ekonomisë për muajt maj, qershor, korrik dhe gusht, për udhëtimet jashtë vendit.

E para e këtij dikasteri, ministrja Artane Rizvanolli ka shpenzuar 10 mijë e 826 euro për udhëtime zyrtare, akomodim në hotele, bileta të avionit dhe mëditje.

Shpenzimet prijnë në kategorinë e udhëtimeve zyrtare, atë të akomodimit dhe për bileta të avionit.

Me shpenzime prijnë edhe dy këshilltaret politike, Edita Pozhegu dhe Fjolla Fazliu, të cilat së bashku për katër muaj kanë shpenzuar afër 10 mijë euro, për udhëtime zyrtare, akomodim në hotele, bileta të aeroplanit dhe mëditje.

Dukshëm më pak ka shpenzuar zëvendësministri Mentor Arifaj, që gjithsej ka harxhuar nga kuleta e shtetit shumën prej 2 mijë e 45 euro.

Nga i gjithë kabineti, shpenzimet më të mëdha kanë qenë në kategorinë e akomodimit, si dhe biletave të aeroplanit.

Për të njëjtën periudhë, përgjysmë shpenzime ka pasur në Ministrinë e Drejtësisë.

Për katër muaj, ministrja e këtij dikasteri dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 12 mijë e 674 euro.

Ministrja Albulena Haxhiu për periudhën katër mujore, ka shpenzuar 3 mijë e 688 euro,  prej të cilave, nga 1 mijë kanë shkuar për bileta dhe reprezentacion.

Nga mbi 2 mijë euro i kanë shpenzuar dy zëvendësministrat Nita Shala dhe Blerim Sallahu, në kategorinë e akomodimit, mëditje, bileta dhe reprezentacion.

Kurse, shpenzime më pak ka pasur pjesa tjetër e kabinetit.

Edhe në këtë dikaster, kanë mbizotëruar shpenzimet për bileta të avionit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.