Gazeta10

“Ngujimi i Lulzim Hetemit”, Avokatët: Në asnjë shtet kryetari s’fle në objekt, të ndërhyjë inspektorati (VIDEO)

Raporti: Saranda Aliu
Qëndrimi i kryetarit të Leposaviqit Lulzim Hetemi rreth një muaj brenda objektit komunal është komentuar nga ekspertë e njohës të ligjeve. Avokatët kanë ngritur pikëpyetjet në lidhje me ligjshmërinë e këtij rasti. Sipas tyre Hetemi e ka privuar veten nga shumë të drejta.

Rasti i ngujimit të kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, brenda objektit të komunës, po konsiderohet si më i rralli.

Njohësit e drejtësisë kanë thënë se asnjë ligj nuk e rregullon një veprim të tillë, e sipas tyre në asnjë shtet të botës kryetari nuk flenë në komunë.

Kështu, avokatët në Kosovë i kanë bërë thirrje Inspektoratit të Punës që të ndërhyjë.

Nga ana tjetër, avokatët po e konsiderojnë Hetemin si të vet burgosur.

Lidhur me qëndrimin e tij brenda objektit të komunës për më shumë se një muaj, është ngritur edhe çështja e higjienës dhe takimit me familjarët.

Që nga 29 maji, katër ditë pas betimit, kryetari i Leposaviqit është ngujuar brenda objektit të komunës.

Ani pse kanë kaluar më shumë se një muaj, Lulzim Hetemi ende nuk dhënë ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me qëndrimin e tij brenda objektit ose për punët që i ka kryer pas marrjes së detyrës./Gazeta10

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa