
Bernard Nikaj – anëtar i Kryesisë së PDK-së, ka thënë se partia e tij nuk mund të komentojë një dokument që nuk e ka parë, duke ju referuar kështu draftit për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Nikaj në Prime Time, ka thënë se PDK-ja e përkrahë cdo marrëveshje që është e koordinuar me partnerët ndërkombetarë teksa e ka njohjen në qendër.
“Ne besojmë që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të ketë njohjen e ndërsjelltë. Cfarëdo marrëveshje tjetër do ta shtyejë problemin mes Kosovës dhe Serbisë, potencialisht edhe për një gjeneratë të ardhshme, e cila prapë është e rrezikshme”, ka thënë fillimisht ai.
Më tej, Nikaj ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë pasi që do të mund të prishte procesin e dialogut.
“Cfarëdo zgjidhje që është e koordinuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe e përmbanë njohjen e ndërsjelltë për PDK-në gjithmonë ka qenë e pranuesheme”, ka deklaruar ai./Gazeta10