Kronika e Zeze

Nipi i mitur vjedh 9 mijë euro në shtëpinë e gjyshes, me 4 mijë euro do i blinte dy armë

Gazeta10
04 Janar 2025 - 10:27

Një i mitur në Deçan ka vjedhur 9 mijë euro në shtëpinë e gjyshes së tij, ku 4 mijë nga to do t’i jepte për të blerë dy armë.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.

Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
14 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.