Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis boshatisja e zyrave në Ambasadën e Iranit pas ultimatumit të Ramës, në godinë ka tym dhe flakë

Gazeta10
07 September 2022 - 22:26

Vetëm pak orë pas ultimatumit 24 orësh të kryeministrit të Shqipërisë, Edi rama, Ambasada e Iranit në vendin tonë ka filluar boshatisjen e zyrave.

Por ajo që vihet re është se nga godina e Ambasadës së Iranit, është parë të ketë tym dhe flakë,.

Sipas asaj që raportohet në media, diplomatët iranianë po djegin dokumentat.

Qeveria e Shqipërisë vendosi të dëbojë diplomatët iranianë, pasi ka dyshime të forta se pas sulmeve kiberenetike në institucionet shqiptare qëndron Irani.

Ndërkohë në një reagim Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, e quajti sjelljen e Shqipërisë një komplot, duke shtuar se me këtë veprim i janë bashkuar SHBA-së dhe Izraelit./abc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.