Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis takimi i Kurtit me Escobarin e Lajçakun

Gazeta10
05 June 2023 - 20:42

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në ndërtesën e qeverisë për tu takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti arriti me vonesë 30 minuta në takimin e paraparë sipas agjendes për shkak të pjesëmarrjes së tij në ceremonin e ndarjes së medaljeve për ekipin fitues të Prishtinës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

20:35 ————————————-

Në objektin e Qeverisë po ashtu kanë arritur edhe dyshja Escobar-Lajçak, raporton Gazeta10.

Takimi i dy diplomatëve vjen pas krizës së shkaktuar në katër komunat e veriut me zgjedhjen e kryetarëve të rinj, pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Vizita e tyre ka për qëllim të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e tensionuar në veri, e cila rrezikon të dëmtojë gjithë atë që BE-ja e konsideron si sukses në dialog.

Gazeta10 do të ju mbajë të informuar…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.