Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një 21 vjeçar nga Kosova vdes në një aksident në Austri

Gazeta10
27 May 2025 - 17:11

Një 21 vjeçar nga Kosova, ka vdekur në Austri, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave në rrugën L1436 në Perg, raporton gazeta Heute.at.

Në vendin e ngjarjes, intervenuan ekipet emergjente përmes helikopterit, dhe raportohet se i riu nga Kosova vdiq rrugës për në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, një 29 vjeçari tjetër i aksidentuar, ka marrë lëndime të lehta dhe është liruar nga spitali.

Deri më tani policia nuk ka dhënë ndonjë sqarim për ngjarjen e rëndë dhe për mënyrën se si ndodhi aksidenti me fatalitet/KK

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.