Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një familje në Teksas gjen një të porsalindur të braktisur të mbështjellë me peshqir

Gazeta10
18 June 2024 - 9:05

Një familje e cila ishte duke ecur në një shteg në Teksas fundjavën që shkoi, gjeti një foshnje të porsalindur të braktisur të mbështjellë me një peshqir.

Foshnja e gjetur mbrëmjen e së shtunës ishte i “sapolindur” me mbetjet e kordonit të kërthizës ende në trup, thanë autoritetet.

Familja thirri menjëherë zyrtarët e urgjencës.

Foshnja ishte në gjendje të qëndrueshme në një spital në Katy, Teksas, tha të shtunën Zyra e Sherifit të Qarkut Harris.

Një burrë i panjohur e kishte lënë foshnjën në një urë të vogël, tha zyra e sherifit, por ata nuk kishin ende një të dyshuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.