Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i vdekur dhe katër të lënduar nga një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gazeta10
19 August 2022 - 15:41

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka humbur jetën një person ndërsa janë lënduar katër të tjerë, raporton Gazeta10.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës, më saktësisht në drejtimin Vërmicë-Gjurgjicë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident)”.

“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.